75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 29 Prill 2025 / H F

“Për të qenë gati për çdo skenar”, ushtarët amerikanë trajnojnë Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit për zjarre e ndihmë të parë

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit KFOR, në bashkëpunim me Departamentin e Zjarrfikësve të Kampit Bondsteel, kanë zhvilluar një trajnim dy ditor për Anëtarët e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës.

Trajnimi është fokusuar në menaxhimin e situatave emergjente, duke përfshirë shuarjen e zjarreve dhe ofrimin e ndihmës së shpejtë.

Në një njoftim zyrtar, KFOR thekson se këto përpjekje janë pjesë e misionit të tyre të përditshëm për të qëndruar të përgatitur për çdo skenar dhe për të mbështetur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.