E pazakontë në kuvend: Diplomati francez ndërhyn mes deputetëve, futet midis salle!

Në një veprim jo shumë të zakonshëm për trupin diplomatik, sot ka bërë këshilltari i dytë në Ambasadën e Francës në Kosovë, Xavier Rouard. Ai është parë brenda sallës së Kuvendit të Kosovës gjatë zhvillimeve rreth seancës plenare.
Diplomati francez ka ndarë disa momente me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përkatësisht me nënkryetarin Lutfi Haziri dhe deputetët Besian Mustafa dhe Anton Quni.
Pamjet e siguruara nga Indeksonline e tregojnë diplomatin Rouard, duke zhvilluar bisedë të shkurtër me deputetët në një kohë kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar, për të tetën herë me radhë, të konstituohet dhe të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarin e ri të tij.
Në votimin e sotëm, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të kuvendit ka marrë 54 vota për, duke mos arritur shumicën e nevojshme për zgjedhje.
Për shkak të mungesës së një vendimi përfundimtar, kuvendi do të mblidhet sërish të enjten, më 1 maj, në përpjekje për ta përmbyllur konstituimin e tij.