75 Mall Live Search
13:57 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / L A

Kurshumlija rikualifikohet me sukses si instruktor i gjyqtarëve të FIBA-së

Faton Kurshumlija dhe Visar Bunjaku kanë kryer me sukses programet online të instruktorëve të gjyqtarëve të FIBA-s (FRIP) – Rikualifikimi i Nivelit 1.

“Departamenti i Operacioneve të Gjyqtarëve të FIBA-s, projektoi një program online për të rifreskuar njohuritë e të gjithë instruktorëve të gjyqtarëve të kualifikuar FRIP L1. Kjo është një kërkesë për ruajtjen e certifikimit të tyre.

Secilit iu kërkua të përfundonte me sukses pesë (5) vlerësime on-line në internet në mënyrë që të merrnin rikualifikimin FRIP L1.

A.Parapërgatitje / OBR2024

B. Parapërgatitje / IOT & 3PO 2024

C. Studim në shtëpi

D. Studim në shtëpi / Njohuri mbi basketbollin 2022

E. Studim në shtëpi / Njohuri mbi Gjykimin 2024

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se instruktorët e gjyqtarëve Faton Kurshumlija dhe Visar Bunjaku kanë përfunduar me sukses rikualifikimin e nivelit 1 të FRIP, siç u përmend më lart dhe kështu do të mbajnë kualifikimin e tyre të prioritizuar për të punuar në nivelin e tyre kombëtar”, thuhet në letrën e dërguar nga FIBA për FBK-në, përkatësisht nga Carl Jungebrand, shefi i gjykimit në FIBA.

Kështu Faton Kurshumlija dhe Visar Bunjaku nga Kosova kryen me sukses programin rikualifikimi i nivelit 1.