75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Z S

Përleshje midis disa personave, dy prej tyre e pësojnë keq

Rreth orës 13:00, në lagjen Kalabria të Prishtinës ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime nga arma e ftohtë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa policia ka identifikuar dhe marrë në pyetje të dyshuarin. Hetimet janë në vijim në koordinim me prokurorin e shtetit.

Njoftmi i policisë:

Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika).

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici./Indeksonline/