Aksident mes dy veturave në Gadime të Lipjanit, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Raportohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamjet. /IndeksOnline/