75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 01 Maj 2025 / Gj. Sh

Ilir Daja fiton trofeun e parë me Dinamo Cityn

Dinamo City është fituese e Kupës së Shqipërisë.

Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja, në finale e ka mposhtur Egnatian, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 2-2, derisa Dinamo në penallti fitoi me shifrat 5-4.

Ky ishte trofeu i parë i Ilir Dajës si trajner i Dinamos, disa muaj pasi morri drejtimin e klubit, ku u largua nga Ballkani në shtatorin e vitit të kaluar.

Dinamo City është në garë edhe për titullin e kampionit të Shqipërisë, ku në gjysëmfinalen e play-offit do të përballet me skuadrën e Vëllaznisë./IndeksOnline/