Nuk kishte shënuar që një kohë të gjatë, Vrioni bëhet i gjallë dhe realizon në mënyrë fantastike

Giacomo Vrioni ka shënuar një eurogol me fanellën e Montrealit, në ndeshjen kundër Torontos, e vlefshme për Champions Cup në Kanada.
Vrioni shënoi një gol tejet të bukur në fitoren e skuadrës së tij pas penalltive, shkruan Indeksonline.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë kishte shumë probleme me lëndime gjatë këtyre muajve të fundit, kurse golin e parafundit e kishte shënuar gjatë muajit tetor të vitit të kaluar.
Vrioni te Montreali u transferua gjatë afatit të janarit të këtij viti nga New England për 2 milionë euro./Indeksonline/
WOW! WHAT A GOAL FROM GIACOMO VRIONI 😱@cfmontreal // #CanChamp 🇨🇦pic.twitter.com/lTsDiNSMK4
— Major League Soccer (@MLS) May 1, 2025