75 Mall Live Search
08:16 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje interesante të javës së 32-të në Superligë, vëmendja në kryeqytet

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 32-të, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 15:00, Malisheva përballet me Dukagjinin, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Limanj Gegaj” në Malishevë.

Malisheva renditet në vendin e tretë në tabelë, me 47 pikë, ndërsa Dukagjini po lufton për mbijetesë, pasi renditet në vendin e tetë, me 40 pikë.

Ndeshja tjetër zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje kjo e cila nis nga ora 20:00.

Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e gjashtë në tabelë me 40 pikë, kuse Ballkani është në vendin e dytë, me 57 pikë./IndeksOnline/