75 Mall Live Search
09:46 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / FR

Bajrami: E papranueshme përpjekja për të ndryshuar mënyrën e votimit

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, pak para nisjes së seancës së dhjetë konstituive të Kuvendit të Kosovës, u shpreh se është e papranueshme përpjekja për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë procesit.

Ajo theksoi se LDK-ja ka qenë gjithmonë e qartë në qëndrimin e saj.

“Nuk jemi ne ata që duhet të ndërrojmë qëndrim”, tha tutje ajo.

Sipas saj, një ndryshim i votimit mund të bëhet vetëm në fillim të procesit dhe jo në fazën kur votimi është duke u zhvilluar.