75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 06 Maj 2025 / S Z

Muharremi: VV-ja do të vazhdojë me rënie, derisa të arrijë në nivelin 20-25%

Njohësi i zhvillimeve politike, Shenoll Muharremi, ka komentuar raportimin se me matjet e fundit, VV-ja ka rënie prej 5%. Muharremi ka thënë se kjo rënie do të vazhdojë, derisa VV të arrijë në nivelin 20 deri 25 për qind..

“Ky lajmi që LVV-ja ka rënie dhe PDK-ja rritje nuk është i ri. Fjala është për matjen e marsit. LVV-ja pas zgjedhjeve e ka konfirmu trendin e tkurrjes, nëse nuk gaboj, 40.8% ka qenë. Nuk është mu befasu se kulmi i viti 2021 është aq i lartë (50.2%) saqë LVV-ja ka me vazhdu me rënie edhe disa vjet derisa shkon në nivelin 20%-25%. Dy parti, PDK-ja dhe LDK-ja, sipas të gjitha gjasave, do të përfitojnë nga kjo rritje, mvarësisht nga dinamikat dhe strategjitë e tyre. Zgjedhjet e fundit LVV-ja ka humbur 10 deputetë, derisa LDK-ja dhe PDK-ja janë rritur me po aq deputetë. Matja e ardhshme serioze bëhet në qershor”, ka shkruar Muharremi në Facebook.