Avokati serb kërkon nisjen e procedurës për gjendjen shqetësuese mendore të Vuçiqit: Ka iluzione të thella, duhet të largohet nga posti

Avokati nga Novi-Sadi, Miroje Jovanoviq, i ka paraqitur Gjykatës Themelore të Parë në Beograd iniciativën për nisjen e procedurës për heqjen e zotësisë për veprim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se ky dokument prej 75-faqesh paraqet një “adresim serioz juridik të mbështetur me burime profesionale, drejtuar gjykatës”.
Jovanoviq theksoi në një deklaratë me shkrim se kjo iniciativë institucionale është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën dhe se bazohet në “shqetësimin për gjendjen mendore të presidentit”.
“Iniciativa thekson modelet e sjelljes që, sipas bindjes dhe gjykimit tim, kanë elemente të iluzioneve të thella, perceptimit të dëmtuar të realitetit dhe identifikimit të rrezikshëm me shtetin dhe institucionet”, thuhet në deklaratën e Jovanoviqit, transmeton Danas.