MPB-ja përforcon sigurinë kibernetike, kontratë 597 mijë euro për licencat Cisco

Ministria e Punëve të Brendshme, ditë më parë, ka arritur të finalizojë një tjetër tender me marrëveshje.
Këtë herë, dikasteri i udhëhequr nga ministri Xhelal Sveçla ka arritur marrëveshje për furnizim me licenca për pajisje të sigurisë kibernetike të markës-Cisco.
Sipas njoftimit të publikuar nga E- prokurimi, kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë 36 muaj.
Fitues i këtij tenderi është shpallur operatori ekonomik “Novus Sh.P.K”, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu bëhet me dije se marrëveshja është finalizuar me një vlerë prej 597,090.00 euro.

Ndërkohë, oferta më e lartë për këtë tender kishte qenë në vlerë prej 619,469.00 euro.
Ky projekt konsiderohet me rëndësi për përforcimin e infrastrukturës digjitale dhe sigurisë së rrjeteve institucionale./IndeksOnline/
