Javën e ardhshme mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 16 maj 2025 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2025.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar, në shumën prej 20 milionë eurosh, transmeton IndeksOnline.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu u garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, qytetarët obligohen të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.