75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 08 Maj 2025 / FR

Arrestohet një i mitur në Graçanicë, publikoi në rrjete sociale video me përmbajtje denigruese seksuale

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është arrestuar një i mitur në Graçanicë.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

“Graçanicë  07.05.2025 – 21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa rasti është hapur si “shfrytëzim seksual dhe keqtrajtim i fëmijëve”./IndeksOnline/