75 Mall Live Search
14:15 / E Enjte, 08 Maj 2025 / FR

Gërvalla në televizionin polak e godet Vuçiqin për vizitën në Moskë: Është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë

Ministrja e Jashtme në dorëheqje, Donika Gërvalla, në një intervistë për televizionin polak TVP, ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Rusi te Vladimir Putini.

Gërvalla ka thënë se Vuçiq muaj pas muaji po e dëshmon që është një satelit i Rusisë dhe se po e zbaton politikën ruse në përpikmëri.

“Është vërtet e vështirë të shpjegohet se si, muaj pas muaji, presidenti serb Vuçiq u tregon të gjithëve se është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë”, ka thënë Gërvalla.