75 Mall Live Search
20:54 / E Premte, 09 Maj 2025 / MSH

Deputeti i Bundestagut: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha

Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ishte i pranishëm edhe eurodeputeti gjerman Peter Beyer.

Një nga politikanët më të njohur të CDU-së, Beyer e shprehu mbështetjen e tij të fuqishme për Sali Berishën dhe përpjekjet e tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai e vlerësoi Berishën si “liderin e madh” që mund të sigurojë të ardhmen e Shqipërisë në BE. Më tej, eurodeputeti gjerman theksoi se Berisha është i vetmi politikan që mund të udhëheqë Shqipërinë drejt integrimit europian.

“Kam një besim të fortë tek e ardhmja e këtij vendi, e këtyre njerëzve. Është një njeri i madh në këtë vend, është një lider i madh në këtë vend, ky njeri i madh, ky lider i madh është Doktor Sali Berisha.

Shqiptarët do të kenë mundësinë të shohin Shqipërinë si një vend anëtar të BE-së në të ardhmen e afërt. Kjo është pasaporta ime, është një pasaportë e Bashkimit Europian dhe ju garantoj se Sali Berisha është i vetmi lider i këtij vendi i cili do të garantojë secilit prej jush një pasaportë Europiane”, tha Beyer.