75 Mall Live Search
22:33 / E Premte, 09 Maj 2025 / MSH

S’ka qetësi në Prishtinë, theret me thikë një person në shesh

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi u sulmua me thikë.

Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 22:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, një i dyshuar për rastin është arrestuar.

“Sot rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, deklaroi Ahmeti, për IndeksOnline.