75 Mall Live Search
16:05 / E Hënë, 12 Maj 2025 / FR

Ramush Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja, për këtë të enjte”, ka thënë Xhemaili.

Presidentja Osmani pritet të nisë një seri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe tashmë u ka dërguar ftesa për takimet e para liderëve të partive politike.

Ndërsa më herët për Indeksonline kanë folur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, duke konfirmuar se kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga presidentja Vjosa Osmani./IndeksOnline/