75 Mall Live Search
21:27 / E Hënë, 12 Maj 2025 / Burim

Përfundon numërimi në Gramsh, PS fiton thellë me 69 për qind të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Gramsh në 48 qendra votimi.

Nga rezultati i publikuar nga KQZ , ka fituar me 69.68 % të votave PS. E përkthyer në shifra, PS ka marrë 7,737 vota. Forcë e dytë është PD me 21,23 % të votave ose e thënë ndryshe 2,357 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 454 vota, shkruan abcnews.

Partia Mundësia ka marrë 154 vota, Koalicioni EuroAtlantik 148 vota. Në qarkun e Elbasanit ka përfunduar numërimi në Belsh, Cërrik, Librazhd dhe Gramsh ndërkohë vijon ende për Bashkinë Elbasan, Peqin dhe Prrenjas.