75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 13 Maj 2025 / L A

“Shaqa” zgjedhet lojtari më i mirë i javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në kampionatin elitar të Zvicrës.

Swiss Football League ka shkruar se ky ndoshta ishte vendimi më i lehtë i gjithë sezonit..

Kjo pasi që nga rikthimi i “Shaqës” te skuadra e Bazelit, sulmuesi ka shkëlqyer gjatë edicionit.

Shaqiri ka përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës, duke arritur ta rikthejë ekipin te titulli kampion pas tetë vitesh.

Shaqiri, ka bërë 35 paraqitje ku ka shënuar 20 gola dhe 21 asistime në kampionatin zviceran.