75 Mall Live Search
22:47 / E Martë, 13 Maj 2025 / Gj. Sh

Florian Wirtz në Radarin e Cityt, prindërit e yllit gjerman shkojnë në Angli për bisedime

Sipas raportimeve të fundit nga BILD, prindërit e mesfushorit gjerman Florian Wirtz kanë udhëtuar sot drejt Anglisë për të zhvilluar bisedime me Manchester Cityn.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në garën për transferimin e yllit të Bayer Leverkusen.

Manchester City nuk është i vetmi klub i interesuar. Bayern Munich është gjithashtu në ndjekje të Wirtz, duke krijuar një “betejë transferimi” mes dy gjigantëve të futbollit europian, shkruan IndeksOnline.

Wirtz, i njohur për inteligjencën në fushë dhe vizionin kreativ, është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun aktual dhe ka qenë thelbësor në suksesin e Leverkusen këtë sezon. /IndeksOnline/