Dalin në shitje biletat e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës

Javën e ardhshme më 22 prill, zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës.
Stadiumi ”Fadil Vokrri” do të mirëpres dy skuadrat finaliste, Prishtina dhe Llapi, ndeshje e cila nis nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se tashmè kanq dal në shitje biletat pë ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.
Biletat mund t’i blini përmes platformës online, në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Çmimet e biletave janë: Jug dhe Veri nga 3 euro, Lindje 5 euro, Përendim 10 euro si dhe VIP 30 euro.
VINI RE!
Një person mund të blejë deri në katër bileta.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).
Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do
/IndeksOnline/