Totaj tregon për investimet në rreth rrotullimin në “Bazhdarhane”: Përveç funksionale edhe estetike

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj po krenohet me punën e tij.
Totaj ka postuar disa fotografi nga rreth rrotullimi në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren. Pamje këto të cilat pasqyrojnë punën e bërë në këtë pjesë të qytetit.
E kryetari Totaj teksa ka pasqyruar punën e tij dhe investimet e bëra në këtë pjesë, ka thënë se përveç funksionale, kjo pjesë po duket dhe tejet estetike.
“Zona te rreth rrotullimi në lagjen “Bazhdarhane” përveç funksionale, edhe estetike”, ka shkruar Totaj në Facebook, shoqëruar dhe me fotografitë e kësaj pjese të qytetit./Indeksonline/