75 Mall Live Search
07:54 / E Premte, 16 Maj 2025 / G T

Mark Rutte sot viziton kryeqytetin shqiptar

Shefi i Aleancës Veriatlantike Mark Rutte do të vizitojë kryeqytetin shqiptar si pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, njoftoi organizata më e fuqishme ushtarake me seli në Bruksel.

Sekretari i përgjithshëm do të ketë takime të shumta dypalëshe, duke përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Liderët evropianë zbresin në Shqipëri të premten për një takim që sigurisht do të mbizotërohet nga lufta në Ukrainë.

Samiti, duke përfshirë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, zhvillohet ndërsa Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedimet e tyre të para të paqes që nga ditët e para të konfliktit. Tema të tjera do të përfshijnë sigurinë, demokracinë dhe migrimin.

Tashmë për vizitë në Tiranë ndodhet kryeministri britanik Keir Starmer, i cili sot u prit nga kryeministri Edi Rama.