75 Mall Live Search
07:56 / E Premte, 16 Maj 2025 / k.v

Zhvillohet sot samiti në Tiranë, pjesëmarrja nga liderët e Ballkanit dhe të BE-së

Kryeqyteti shqiptar është nikoqir i një samiti të rëndësishëm rajonal që mbahet sot, me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

Samiti pritet të fokusohet në tema kyç si integrimi evropian i rajonit, bashkëpunimi ekonomik, siguria dhe ndikimi i zhvillimeve globale në Ballkan.

Organizatorët e konsiderojnë këtë takim si një mundësi të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe për të rritur përkrahjen nga BE-ja.

Kosova përfaqësohet në këtë samit nga presidentja, Vjosa Osmani.