Vetëm 17-vjeç dhe barazon Ronaldon me tituj të La Liga-s

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Espanyolit dhe siguroi matematikisht titullin e La Ligas për sezonin 2024/25.
Lamine Yamal shënoi një eurogol mbrëmë, duke kaluar ekipin e tij në epërsi ndaj rivalit lokal, shkruan Indeksonline
Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal ka fituar dy tituj të La Ligas edhe pse në moshën 17-vjeçe.
Madje ai ka barazuar Cristiano Ronaldon me nga dy tituj të elitës së futbollit spanjoll.
Lamine Yamal zhvilloi një super sezon me Barcelonën. Në të gjitha garat ai zhvilloi plotë 53 ndeshje, shënoi 17 gola dhe bëri 25 asiste./Indeksonline/
