75 Mall Live Search
20:42 / E Premte, 16 Maj 2025 / MSH

Osmani dhe De Wever flasin për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever.

Takimi zuri vend në Tiranë, aty ku sot u Samiti i Komunitetit Politik Evropian, shkruan IndeksOnline.

Pas takimit, Osmani tha se me De Wever biseduan rreth të ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit të saj me Belgjikën” shkroi Osmani.

Ky është postimi i plotë i presidentes Osmani:

Gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së në Tiranë, pata kënaqësinë të takoja kryeministrin e ri të Belgjikës, Bart De Wever.

Ne diskutuam forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona, mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, situatën e sigurisë në rajon dhe rëndësinë e heqjes së masave të padrejta kundër popullit tonë.

Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit të saj me Belgjikën.