75 Mall Live Search
11:22 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / FR

Kuvendi sërish pa kryetar, dështon përpjekja e 17-të për konstituim

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as pas përpjekjes së 17-të me radhë.

Në seancën e mbajtur të shtunën, formimi i Komisionit për votim të fshehtë – hap kyç për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – mori vetëm 53 vota për dhe një kundër, duke mos siguruar shumicën e nevojshme.

Si pasojë, procesi mbetet i bllokuar dhe seanca e radhës është caktuar për ditën e hënë, më 19 maj, në orën 10:30.