75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron rritje pagash për mjekët

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se vitit 2018 do të jetë viti i ndryshimit në shendetësisë me pajisje, infrastrukturë e paga.

Ismaili ka thënë se këto do të bëhen me qëllim që qytetarët e Kosovës të marrin shërbime cilësore, transmeton Indeksonline.

“Shëndetësia jonë ka nevojë për një mobilizim edhe më të madh të të gjithë akterëve përgjegjës për të” ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë:

Të gjithë për shëndetësinë!

Shëndetësia jonë ka nevojë për një mobilizim edhe më të madh të të gjithë akterëve përgjegjës për të.

Misioni ynë dhe i Qeverisë tashmë është i qartë që viti 2018 të jetë viti i ndryshimit në këtë sektor në të mirë të personelit, me pajisje, paga dhe infrastrukturë, dhe në të mirë të qytetarëve me shërbime cilësore dhe në çdo kohë.

Këtë e diskutuam edhe sot në takimin e nivelit të lartë me kryeministrin Haradinaj dhe disa nga drejtuesit kryesorë të sistemit shëndetësor. Ky takim do të pasojë me takime të tjera, me të tjerë akterë, me të cilët tashmë kemi nisur reformat për këtë mision.  #PërShëndetësinëQëDuam