Nottinghami fiton ndaj West Hamit dhe e bën “llugë” garën për një vend në Champions

Skuadra e Nottingham Forest ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen ndaj West Ham Unitedit me shifrat 2:1 e vlefshme për javën e parafundit në Premier League.
Golat për ekipin e Nuno Santosit i shënuan: Gibbs-White dhe Milenkovic, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Notts mbetet në garë për të siguruar një vend në Champions League për sezonin e ri.
— @CenterOfGoals follow (@marianne_w38394) May 18, 2025
Tani Nottingham ka 65 pikë në pozitën e 7-të, vetëm një më pak se vendi i 5-të që çon në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Nunos javën e ardhshme dhe të fundit e zhvillon ndaj Chelseat. Në rast se fiton, atëherë mund ta siguroj matematikisht pjesëmarrjen në Champions League./Indeksonline/
