75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 19 Maj 2025 / k.v

Memli Krasniqi: Nuk do të ishte gabim të mblidhemi çdo ditë për konstituim, por Kurti s’ka interes ta zhbllokojë situatën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar sot bllokadën politike rreth konstituimit të institucioneve, duke theksuar se, për shkak të rëndësisë së situatës, nuk do të ishte gabim që partitë të mblidheshin çdo ditë për të gjetur një zgjidhje.

“Nuk do të ishte fare e gabueshme nëse mblidhemi çdo ditë, sepse do të ishte para së gjithash një detyrim para votuesve që na kanë zgjedhur për këtu”, tha Krasniqi, duke e bërë të qartë se PDK mbetet e përkushtuar për të dalë nga kriza institucionale.

Megjithatë, kreu i PDK-së theksoi se Vetëvendosje duhet të ndryshojë emrin e kandidatit, në mënyrë që të ketë hapësirë për marrëveshje dhe ecje përpara.

“Kjo pak i intereson Kurtit, i cili pak ka interes për me zhblloku situatën”, u shpreh ai, duke akuzuar kryeministrin për mungesë vullneti në tejkalimin e ngërçit aktual.

“Vullneti i partive tjera ishte që kjo mos të ndodhë. Nuk pres që një gjë e tillë të ndodhë, për shkak të faktit tashmë të dëshmuar”, përfundoi Krasniqi, duke lënë të kuptohet se bllokada vjen si pasojë e qëndrimeve të ngurta të Lëvizjes Vetëvendosje.