75 Mall Live Search
11:11 / E Hënë, 19 Maj 2025 / H F

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas dështimit të 18-të të VV-së për ta bërë Albulena Haxhiun kryetare të kuvendit.

Abdixhiku thotë se deklarata e Kurtit se “s’ka urgjencë”, është lajm i keq për Kosovën. Sipas Abdixhikut, është e pakuptimtë si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale.

“Mungesa e urgjencës është vërtet lajm i keq për Kosovën. Ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë.

Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale”, deklaroi Abdixhiku.