75 Mall Live Search
12:48 / E Hënë, 19 Maj 2025 / S Z

Mjekësia ligjore merr trupin e pajetë të foshnjës në Matiqan

Një foshnjë e porsalindur është gjetur sot në një qese të zezë, në një deponi mbeturinash në lagjen “Matiqani” të Prishtinës.

Ekipi i Mjekësisë Ligjore ka dalë në vendngjarje dhe e ka marrë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur.

Ndryshe, lidhur me këtë është deklaruar dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ata kanë thënë se prokurori kujdestar është njoftuar për rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për çështjen.

“Ju njoftojme se prokurori kujdestar eshte njoftuar për rastin aktual, është në marrjen të gjitha masave dhe veprimeve hetimore për këtë çeshtje”, thuhet në përgjigjjen e prokurorisë. /Indekonline/.