75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 19 Maj 2025 / Z S

Kurti takoi ambasadorin italian, flasin për bashkëpunimin bilateral, me fokus në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimeve kulturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin bilateral me fokus në fushën e mbrotjes dhe shkëmbimeve kulturore.

‘’Në këtë takim të parë, ai e uroi ambasadorin për detyrën e re, teksa vlerësoi të lartë kontributin në vazhdim të Italisë për vendin tonë.Gjatë bisedës partnere të ndërsjellë mes gjuhës dhe partneritetit të saj, Italia ka rolin e saj në paqen dhe misionin e kontributit në NATO-s, KFOR. U diskutua gjithashtu për nevojën dhe mundësitë për bashkëpunimin bilateral, me fokus në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimeve kulturore’’, thuhet në njoftim.

Më tutje u bë e ditur se  Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në integrimin euroatlantik të Kosovës./Indeksonline/