Policia dhe Prokuroria në aksion të përbashkët në Njësinë e Patentë Shoferëve

Njësia për hetimin e korrupsionit brenda Policisë së Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, e ka konfirmuar për IndeksOnline se ky operacion po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë kompetente.
“Policia e Kosovës, përmes ekipeve për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike, është duke zhvilluar një operacion policor në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente. Detaje të tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit,” ka deklaruar Hoxha.
Më shumë informacione priten pas përfundimit të aksionit./IndeksOnline/