75 Mall Live Search
19:52 / E Hënë, 19 Maj 2025 / L A

Shqipëria e nis me humbje Evropianin U-17

Sot ka filluar Kampionati Evropian i grupmoshës U-17, që po mbahet në Shqipëri.

Mirëpo “Kuqezinjëve”, nuk ju buzëqeshi fati pasi u mposhtën në ndeshjen hapëse nga Portugalia me rezultat të thellë 0-4

Golat për Portugalinë u realizuan nga Quintas në minutën e 36-të, Mide në minutën e 68-të, Cabral në minutën e 82-të dhe Soares në fund të pjesës së dytë.

Shqipëria, ndeshjen e dytë do ta zhvillojë ndaj Francës, të enjtën në “Arena Kombëtare” në orën 20:30./IndeksOnline/