Brajan Gruda me Brightonin fitojnë me përmbysje ndaj kampionëve, Liverpoolit

Brightoni ka shënuar një fitorë të rëndësishme ndaj Liverpoolit.
“Pulbardhat”, mposhtën kampionët e rinjë anglez me rezultat 3-2.
Golat për Brightonin realizuan Ayari, Mitoma dhe Hinshelwood, ndërsa për “Redsat” realizuan Elliott dhe Szoboszlai.
Por kjo humbje nuk i shkakton ndonjë dëm Liverpoolit, pasi që tashmë kanë siguruar titullin, por as për Brightonin pasi që e kanë të pamundur kualifikimin në Evropë.
Me këtë fitore Brightoni mbetet në pozitën e 8-të dhe ka gjithsej 58 pikë, ndërsa Liverpooli në krye të tabelës me 83 pikë./IndeksOnline/