75 Mall Live Search
13:08 / E Martë, 20 Maj 2025 / mp

Aksion i policisë te liqeni i Ujmanit, largohen strukturat paralele nga një institucion

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë sot në objektin e Kryqit të Kuq në liqenin e Ujmanit, në Komunën e Zubin-Potokut. Këtë e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani për Indeksonlinen tha se policia vetëm i ka asistuar ndërmarrjes “Ibër Lepenci” për të hyrë në objektin e Kryqit të Kuq me kërkesë të ndërmarrjes “Iber-Lepenci”.

“Operacioni mbaroi, gjithçka shkoi mirë, ne vetëm kemi asituar me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër lepenci”, tha shkurt Elshani./indeksonline/