75 Mall Live Search
17:40 / E Martë, 20 Maj 2025 / k.v

Krasniqi pret në takim ambasadorin italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Krasniqi ka vlerësuar marrëdhëniet e mira me Italinë, duke theksuar mbështetjen që ky shtet ka dhënë për Kosovën në periudha të ndryshme.

“Italia ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Kosovës, në çlirim, shtetndërtim dhe në rrugën drejt BE-së”, ka deklaruar ai, duke shtuar se këtë miqësi “e vlerësojmë dhe duam ta forcojmë edhe më tej”.

Në takim, përveç bashkëpunimit dypalësh, është diskutuar edhe situata aktuale politike në vend. Kreu i PDK-së ka shprehur shqetësimin për gjendjen e bllokuar institucionale, duke kërkuar zgjidhje të shpejtë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Italia ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Kosovës – në çlirim, në shtetndërtim dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Këtë miqësi e vlerësojmë thellësisht dhe duam ta forcojmë më tej.

Me ambasadorin biseduam edhe për situatën aktuale politike në vend. Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada, sepse qytetarët po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe veprime konkrete – jo pritje të pafundme.

PDK ka dëshmuar se është gjithmonë e gatshme për komunikim – me të gjithë faktorët vendorë dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë – për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë.