75 Mall Live Search
22:42 / E Martë, 20 Maj 2025 / MSH

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi diskutohet mes Sorensenit dhe zyrtarëve të lartë gjermanë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, qëndroi sot në Berlin të Gjermanisë.

Atje, Sorensen u takua me sekretarin e Shtetit, Geza von Geyr, si dhe këshilltarin për Politike të Jashtme të kancelarit Merz, Gunter Sautter, shkruan IndeksOnline.

Në këto takime, temë e diskutimit ishte normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam se si të çojmë përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë ndaj përpjekjeve të BE-së” shkroi Sorensen.