75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / L A

Bellingham do t’i nënshtrohet një operacioni pas Botërorit të Klubeve

Jude Bellingham do t’i nënshtrohet një operacioni pas përfundimit të Botërorit të Klubeve.

Kjo vjen pasi që anglezi raportohet se ka luajtur me dhimbje në shpatulla për gati një vit e gjysmë.

Duke qenë se klubi beson se fillimi i sezonit të ri është periudha më e mirë që mesfushori yll të mungojë, nuk do të ishte çudi që operacioni i tij të ndodhte në korrik.

Brenda Real Madridit, ata e kuptojnë se Bellingham nuk mund të vazhdojë të luajë me këtë operacion në shpatull, pasi është e qartë se ka një efekt në performancat e tij – për të cilat janë zhgënjyer.

Këtë sezon Bellinghami ka bërë rreth 51 paraqitje, ku ka shënuar 14 gola dhe 14 asistime./IndeksOnline/