Tifozët e Man Utd-së dhe Tottenhamit përleshen në Spanjë disa orë para finales së Europa Leagues

Sonte do të zhvillohet finalja e “Europa League” midis Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.
Por një ditë para ndeshjes tifozët e të dyja u përfshin në një përleshje në qendër të Bilbaos.
Dëshmitarët pretendojnë se tensionet u ndezën pasi dy grupe rivale tifozësh filluan të fyenin njëri-tjetrin. Më pas pati një dramë, me tifozët që qëlluan me grushte dhe objekte njëri-tjetrin, duke përfshirë një kosh me rrota dhe pije.
VIDEO | Fight: Manchester United vs Tottenham Hotspur
— Antifa_Ultras (@ultras_antifaa) May 20, 2025
21.05.2025 pic.twitter.com/2ZlNrssz1g
Raporti shton se nuk u bënë arrestime, megjithëse oficerët qëndruan në zonë. Thuhet gjithashtu se një ambulancë ishte e pranishme me “disa persona” të trajtuar në vendngjarje, megjithëse askush nuk u dërgua në spital.
Manchester Unitedi dhe Tottenhami, do të kenë sonte shansin e artë për kualifikim në “Champions League”, pas një sezoni tejet të dobët për të dyja në Premierligë./IndeksOnline/