75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / G T

Fisnik Asllani nesër e luan ndeshjen e parë të play-offit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, dhe skuadra e tij, Eleversberg nesër luajnë ndeshjen e parë të play-offit për futje në Bundesliga.

Elversberg nesër (e enjte) nga ora 20:30, luan takimin e parë si mysafir i Heidenheimit, shkruan Indeksonline

Vetëm pas pesë ditësh, Eleversbergun e pret në shtëpi Heidenheimin, për ndeshjen e kthimit.

Kush fiton në këto dy ndeshje, vazhdon garën në Bundesliga për sezonin e ri 2025/26.

Fisnik Asllani gjatë këtij sezoni në Bundesliga 2, ka zhvilluar 33 ndeshje, ka shënuar 18 gola dhe ka bërë tetë asiste./Indeksonline/