75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / Gj. Sh

Tottenham fitues i Europa League, United garat evropiane do t’i shikoj nga TV-ja

Tottenham Hotspur ka fituar trofeun e Europa League.

”Spurs” në finalen e këtij sezoni, e cila u zhvillua në stadiumin ”San Mames” të Bilbaos, shënoi fitore ndaj Manchester United, me rezultat minimal, 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Brennan Johnson, në minutën e 42-të.

Kjo është hera e tretë që Tottenham e fiton trofeun e Europa League, derisa sezonin e ardhshëm do të luaj në Champions League.

Ndërsa Manchester United garat evropiane sezonin e ardhshëm do ti shikoj nga TV-ja./IndeksOnline/