Luis Enrique zgjedh një mënyrë të veçantë për t’i drejtuar stërvitjet te PSG-ja

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Ernrique është duke e bërë gati skuadrën e tij për finalen e madhe të UEFA Champions League.
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka marrë vëmendje të madhe, ku shihet trajneri spanjoll duke drejtuar skuadrën e tij në një mënyrë të veçantë, shkruan Indeksonline
Enrique dhe asistenti i tij kanë hipur lart me vinç për t’i drejtuar stërvitjet e skuadrës franceze.
Kjo është një mënyrë e mirë për t’i parë lojtarët nga lartë dhe për t’i menjanuar gabimet që mund t’i shohin vetëm tifozët.
PSG-ja fillimisht do të luajë ndaj Reims në finalen e Kupës së Francës dhe më pas më 31 të këtij muaji luan finalen ndaj Interit në “Allianz Arena”./Indeksonline/