18:44 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prezantohet Masterplani për zgjerimin e rrjetit të Termokosit [Foto]

Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar Masterplanin për zgjerimin e sistemit të ngrohjes së Termokosit në Prishtinë.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se  shihet si faza e dytë e procesit të kogjenerimit.

Sipas Komunës, ky plan është hartuar nga Komuna dhe Termokosi, si dhe është përkrahur nga një grup ekspertësh të IC Consulenten nga Austria. Financimi i këtij projekti është ndihmuar nga qeveria gjermane, përmes KfË-së.

“Përmes fazës së parë të kogjenerimit, që ka filluar në vitin 2014, janë përfshirë 63.000 konsumatorë. Rezultati konkret ishte ngrohje 24/7 gjatë gjithë sezonës dimërore; gjenerim mbi 660 GËh për tri vite; ulje të emetimeve me CO2 prej mbi 90.000 ton në vit; ngritje të faturimit dhe inkasimit; reduktim të humbjeve të ngrohjes e ujit; dhe më shumë” thuhet në komunikatë./Indeksonline/