75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Gj. Sh

“Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur sonte, mbi 8 mijë bileta janë shitur për finalen e Kupës së Kosovës

Stadiumi ”Fadil Vokrri” sonte do të jetë nikoqir i finales së Kupës së Kosovës.

Duke fillluar nga ora 20:00, Prishtina do të luaj ndaj Llapit.

Një gjë është e garantuar, që sonte dy tifozëritë, ”Plisat” dhe ”legjendat” do të dhurojnë spektakel në Tribuna.

Kjo pasi stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë, ku sipas informatave që kemi, janë shitur mbi 8 mijë bileta për finalen mes Prishtinës dhe Llapit./IndeksOnline/