75 Mall Live Search
20:00 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Burim

ZV/ministri i VV-së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje të trazirave në veri, Çitaku i reagon: Qe pse je më të izoluar se kurrë

Zëvendës Ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, tha se ndërkombëtarët vetë jan fajtorë për nxitje të tensioneve në veri të vendit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetja e Partisë Demokratke të Kosovës, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku shkraun se zyrtarë dhe eksponent të tillë të Vetëvendosjes më nuk përfaqësojnë interesin qytetar, por një politike që prodhon veç tension dhe izolim.

“Kur dëgjon deklarata të tilla, nuk është e vështirë të kuptosh pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë. Nuk është faji i qytetarëve, por i atyre që e vendosin egon para shtetit, protagonizmin para institucioneve dhe retorikën para realitetit”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Në ditën kur Kosovën e viziton Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, një zyrtar i lartë i Vetëvendosjes zgjedh të akuzojë partnerët ndërkombëtarë për nxitje trazirash në veri.

Ky zyrtar, një eksponent tipik i një qasjeje që sheh armiq të brendshëm e të jashtëm kudo, nuk përfaqëson as interesin qytetar, as vizionin për shtetndërtim. Ai përfaqëson një politikë që i shërben vetëm vetes, një politikë që prodhon tension, jo zgjidhje, izolim, jo bashkëpunim.

Kur dëgjon deklarata të tilla, nuk është e vështirë të kuptosh pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë. Nuk është faji i qytetarëve, por i atyre që e vendosin egon para shtetit, protagonizmin para institucioneve dhe retorikën para realitetit.

Pikërisht për këtë arsye Kuvendi ende nuk është konstituuar. Pikërisht për këtë arsye, institucionet nuk po formohen. Dhe ndërkohë që qytetarët përballen çdo ditë me çmime të larta, pasiguri dhe mungesë perspektive, atyre u ofrohet vetëm një gjë, egërsia e fjalëve boshe dhe mburrja me “qëndrime të forta”.

Kosova ka nevojë për lidership të përgjegjshëm. Jo për zëra që e shohin secilën kritikë si sulm, secilin partner si kundërshtar dhe secilin problem si mundësi për propagandë.