75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 23 Maj 2025 / G T

Roberto Bakaj cakton një meç në Winterthur të Zvicrës, kërkon mbështetje

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ka caktuar shpejt një meç të ri në boksin profesionist.

Bakaj do të rrahet në Winterthur të Zvicrës më 31 maj, shkruan Indeksonline

Si kundërshtar, boksieri shqiptar do ta ketë Jose Espinoza.

“Ka kohë që e mendojmë Zvicrën. Por tani erdhi momenti i shumë pritur, ku është edhe shteti që ka shumë shqiptarë. Jemi pak vonë me reklama, por shpresoj dhe jam i bindur se do ta mbushim plotë stadiumin”, shkruhet në njofitmin e boksierit shqiptar.

/Indeksonline/