75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 23 Maj 2025 / G T

Igli Tare nënshkruan kontratë me Milanin, mungon vetëm zyrtarizimi

Legjenda e futbollit shqiptar, Igli Tare ka nënshkruar kontratën me Milanin.

Mediat në Itali dhe gazetari, Matteo Moretto raportojnë se tashmë Tare ka firmosur kontratë tre-vjeçare si drejtor sportiv, shkruan Indeksonline

Legjenda shqiptare pritet të fitojë plotë 800 mijë euro neto në sezon.

Kujtojmë që Tare është një prej drejtorëve më të suksesshëm në Serie A. Ai bëri një punë të shkëlqyer te Lazio para disa sezonave./Indeksonline/